top of page

Vizioni i FSHM 2015 - 2018

 

 

  • Krijimi i disa klubeve të reja në Tiranë dhe në qytetet e mëdha. Këto klube do të shërbejnë si një mundësi edukimi me këtë sport, afrimi i motoçiklisteve mes tyre dhe jo lënia në grupime sporadike e pa përgjegjësi sociale.

  • Zhvillimi i sportit në disiplinat e mundshme e të përshtatshme për kushtet e Shqipërisë.

  • Organizimi i Kampionatit Kombëtar.

  • Nxitja e brezit të ri në drejtim të këtij sporti.

  • Përgatitja e dokumenteve për antarësim në organizatat botërore si BMU, UEM e FIM.

  • Nxitja e sportistëve shqiptarë, që kanë premisa për rezultate të larta dhe mbështetja e tyre për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare.

  • Organizime informative në shkollat e mesme.

  • Organizime motomitingje me pjesëmarrje kombëtare.

  • Siguria në rrugë. Edukimi për rëndësinë e jashtëzakonshme të veshjeve mbrojtëse.

  • Bashkëpunimi me autoshkollat në lidhje me lëshimin e patentave të reja.

  • Krijimi i një regjistri kombëtar. Regjistrimi i motoçiklistëve në këtë regjistër dhe pajisja e tyre me karta antarësimi.

  • Krijimi dhe promovimi i një gare të dytë ndërkombëtare pas suksesit të Rally Albania.

  • Krijimi e një shkolle verore për femijë në disiplinën e motocross’it dhe të minimoto.

  • Krijimi i komisioneve sportive dhe i arbitrazhit sportiv.

  • Standartizimi i kohëmatjes.

  • Trajnimi i arbitrave licencimi i tyre.

  • Siguracionet sportive.

 

 

 

 

Në standardet e FIM ka gjashtë disiplina kryesore me nën ndarjet e tyre zyrtare, por jo të gjitha mund të zhvillohen dhe promovohen në Shqipëri, për arsye të terrenit, motit, kushteve financiare dhe traditës tonë dhe vendeve perreth.

 

 

Disiplinat qe duhen promovuar, hapur e fuqizua, të favorizuara nga topografia e Shqipërisë, janë disiplinat Off-Road;

 

  • Enduro

  • Motocross

  • Motorally

  • Baja

  • Raid

  • Supermoto

  • Road Racing

 

 

Mundësi zhvillimi ka edhe supermoto si një disiplinë që kërkon vetëm një zonë të vogël e të mbyllur me asfalt.

 

Për vitin 2015 kemi planifikuar të zhvillojmë Kampionatin e parë të kësaj disipline.

 

 

Në fokusin e FIM dhe njëkohesisht edhe të Federatës janë edhe këto tema:

 

- Road Safety program

- Brezi i ri

- Ride green 

- Ride clean

- Turizmi

- Femrat

bottom of page