top of page
Head-Home.gif
...GARA E RADHËS...

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) është një nga 44 Federatat Kombëtare të Sporteve të njohura nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe është i vetmi organ i autorizuar për të rregulluar dhe menaxhuar sportin e motorçiklizmit në territorin kombëtar dhe për ta përfaqësuar atë ndërkombëtarisht. Kjo federatë ka autonomi teknike, organizative dhe menaxheriale, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

 

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) bashkon në një organ të vetëm shoqërues, të natyrës jopartiake, apolitike dhe jofitimprurëse, të gjitha shoqëritë, shoqatat sportive, klubeve dhe organet e tjera të ngjashme me karakter sportiv rekreativ, të njohura nga Gjykata e Rrethit, të cilat ushtrojnë motoçiklizëm në territorin shqiptar

Rally Albania 2017-79ADA_1612.jpg

Femrat dhe moto

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) në 2023 do të punojë për projektin në përhapjen e sportit të motorçiklizmit dhe promovimin e aktiviteteve që kontribuojnë në kapërcimin e hendekut gjinor. Projekti synon të përhapë kulturën e përfshirjes dhe vlerësimit të dallimeve përmes studimit të çështjeve gjinore në sportin e motorçiklizmit.

 

Synimi ynë është të studiohen çështjet gjinore në sportin e motoçiklizmit përmes promovimit dhe rritjes së numrit së praktikuesve femra.

_ALX9533.jpg

E-bike dhe të rinjtë

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) do të kërkojë ligjërisht mundësinë e kërkimit të licencës për E-Bike nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Së shpejti do të hapet Akademia e Motoçiklizmit për të rinj dhe synohet edukimi i të rinjve me rregullat e qarkullimit rrugor nëpër shkollat 9 vjecare të Tiranës.

Vullnetarët

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) për karakterin aventuresk të eventeve sportive që organizon ka grumbulluar rreth vetes një numer të konsiderueshem vullnetarësh të rinj që kanë pasion ndihmën, por edhe sportet motorrike. FSHMo (Federata Shqiptare e Motoçiklizmit) angazhohet t’i trajnojë për marshall gare, komisarë etj.

Actiongraphers-222AG2_1486.jpg
bottom of page