top of page

MISIONI

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) ka në vëmendje nevojat e motoçiklistëve sportivë dhe amatorë, për të krijuar kënaqësi, mundësi të reja dhe standarde sigurie, duke synuar të bëhet pikë referimi e motoçiklistëve shqiptarë.

_ALX5105.jpg

VIZIONI

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) zhvillon, kontrollon, promovon dhe mbron të gjitha aktivitetet e motoçiklistëve në territorin shqiptar, si sportive ashtu edhe amatore, nëpërmjet ndërmarrjes së iniciativave në lidhje me përhapjen e kulturës së edukimit dhe sigurisë rrugore, mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare të motorçiklizmit, respektimin e rregullave, njerëzit dhe mjedisin, në përputhje me parimet e transparencës dhe efikasitetit ekonomik.

 

Për klubet dhe shoqatat, Federata Shqiptare e Motoçiklizmit (FSHMo) ofron udhëzime dhe këshilla për organizimin e eventeve dhe mitingjeve, dhe lejon anëtarët të votojnë për çështjet të ndryshme të Federatës.

bottom of page