RREGULLORE E PËRGJITHSHME E KAMPIONATIT "SUPERMOTO 2016".
Federata Shqiptare e Motoçiklizmit organizon Kampionation Kombëtar "Supermoto 2016".
Kampionati në edicionin 2016 do të përbëhet nga tetë gara.
Çdo garë ka sistem pikësh.
Piloti Kampion Kombëtar "Supermoto 2016" do të shpallet nga shuma e pikëve të marrë në garat që ka marrë pjesë.
1. Të përgjithshme
Eventi, i cilësuar si i tillë që organizohet në një fundjavë ose në një ditë,
përfshin të gjitha garat, provat ose garat e suportit brenda saj.
Gara, pjesë e eventit, fillon në momentin e përcaktuar në axhendën e eventit
dhe përfundon 30 minuta pasi juria shpall rezultatin zyrtar.
2. Klasat
2.1 Të gjitha klasat pjesëmarrëve do të jenë të klasës "FIM-Europe S2."
3. Pilotët
3.1 Të gjitha garat e Kampionatit janë të rezervuara vetëm për mbajtësit e një Licence Kombëtare Shqiptare gare të vlefshme për vitin 2016 në disiplinën "Supermoto".
3.2 Mosha minimale e lejuar e pilotëve pjesëmarrës është: të lindur përpara 1 janar 2000.
3.3 Çdo pilot e ka të detyruar veshjen mbrojtëse minimale: Helmetë, mbrojtëse për sytë, doreza, veshje mbrojtëse, çizme gare.
4. Motori
4.1 Motorët pjesëmarrës janë të klasit S2; midis 175cc deri 250cc dykohësh dhe midis 290cc dhe 450cc katërkohësh.
4.2 Motorët jashtë kësaj kategorie do të marrin pjesë në garë, do të marrin pikë për kampionatin por kanë edhe renditje të veçantë në fund të Kampionatit.
5. Gjyqtaria
5.1 Gjyqtaria e garës përbëhet nga:
1- Drejtuesi i eventit
2- Drejtuesi i garës.
3- Komisari teknik.
4- Juria sportive e kohëmatjes, numërimit dhe vendimmarrjes.
5- Komisarët e pistës
6- Kujdestarët e pistës
7- Mjeku i garës
5.2 Vendimet e jurisë dhe rezultatet do të publikohen në një zonë rreth 20 m pranë vendndodhjes së saj.
6. Penalizimet
6.1 Sipas shkallës së shkeljes, do të jetë në gjykimin e Jurisë së Vendimmarrjes aplikimi i penalltive të mëposhtme:
1- paralajmërimi
2- gjoba
3- heqje kohe ose pikësh
4- zbritje në renditje
5- skualifikim
6- "STOP and GO" penallti
7- pezullim për garën e ardhshme
7. Numrat e garës
7.1 Numri i garës është unik dhe i njëjtë për gjithë kampionatin.
7.2 Çdo garues do pajiset me tre numra ngjitës që duhen vendosur në motor.
8. Regjistrimet
8.1 Registrimi për çdo garë është i veçantë.
8.2 Afati i fundit për regjistrim është 48 orë përpara fillimit të garës së parë të fundjavës.
8.3 Numri maksimal i pilotëve në garë është 20 pilotë.
8.4 Në oraret e kontrollit administrativ, të gjithë pilotët duhet të paraqiten dhe të sjellin dokumentet e kërkuara specifikisht për çdo garë.
8.5 Mosparaqitja në këto orare përbën skualifikim nga gara.
8.6 Kontrolli teknik i mjeteve do të bëhet në orarin e caktuar dhe brenda zonës së parkimit.
8.7 Pas kontrollit teknik, mjetet nuk mund të dalin më nga parkimi i caktuar.
8.8 Dalja nga zona përbën skualifikim.
9. Formati i fundjavës
9.1 Dy seksione provash të lira nga 30 minuta secila. Dy seksione Warm Up. Pjesëmarrja e lirë.
9.2 Një seksion qualifikues i kronometruar, individual, 60 minuta.
9.3 Dy gara nga (x) xhiro. Numri i xhirove do të caktohet për një kohëzgjatje gare rreth 20 minuta.
9.4 Secila garë është e pavaruar dhe ka pikavarazh më vete për kampionatin.
9.5 Që garuesi të mund të marrë pikë, duhet të startojë dhe të kryejë minimumi 2/3 e garës.
9.6 Rradha e nisjes në secilën garë do të jetë sipas kohës së kronometruar në qualifikim.
9.7 Briefing zyrtar; 30 minuta pas përfundimit të provave zyrtare. I detyruar.
10. Gara
10.1 Zona e pritjes në start hapet 15 minuta para startit.
10.2 Pesë minuta para startit mbyllet hyrja për në zonën e pritjes.
10.3 Dy minuta para startit, venia e helmetave e detyruar, largimi i të gjithë asistentëve nga pista.
10.4 Një minutë para startit mund të ndizen motorat.
10.5 Motorat qe nuk ndizen dot, kanë kohë deri në mbarimin e xhirove të nxehjes për t'u ndezur.
10.6 Në sinjalin e drejtuesit të garës nisin dy shiros e nxehjes.
10.7 Në sinjalin e drejtuesit të garës, fillon gara. Sinjali është ulja e flamurit të kuq poshtë.
10.8 Nisja e parakoshme penalizohet me një "Stop/Go" për pilotët që kanë kryer këtë shkelje.
11. Sinjalet
11.1 Sinjali: (kuptimi)
Karton i bardhë "4": (Katër minuta për start)
Karton i bardhë "2": (Dy minuta për start)
Karton i bardhë "1": (Lejohet ndezja e motorëve)
Karton i zi "STOP/GO" Shoqëruar me numrin e pilotit: (hyrje dhe dalje e detyruar nga bokset).
Karton jeshil "10": (Mbetur edhe 10 xhiro).
Karton jeshil "5": (Mbetur edhe 5 xhiro).
Karton i bardhë "Last lap": (Xhiro e fundit)
11.2 Flamurët: (kuptimi)
Flamur i kuq: (Ndalim i garës).
Flamur i zi shoqëruar me numrin e pilotit: (ndërprerje e garës për pilotin).
Flamur i verdhë (i pavalvitur): (Rrezik. Piloto me kujdes)
Flamur i verdhe (i valëvitur): (KUJDES! Rrezik. Mbase duhet ndaluar. Jo parakalim. Mos kërce.)
Flamur i verdhë me të kuqe: (Zonë e rrëshqitshme. Vaj ose ujë)
Flamur i blu (i valvitur): (KUJDES! Pilot më i shpejtë po vjen. Je xhiro mbrapa. Krijo lehtësi parakalimi).
Flamur jeshil: (Pistë e pastër).
Flamur bardhezi: (Finish).
12. Pikët
12.1 Shkallëzimi i pikëve për çdo garë:
25 pikë - Vendi i parë
22 pikë - Vendi i dytë
20 pikë - Vendet i tretë
dhe ne vazhdim...
18/ 16/14/12/10/9/8/7/6/5/4/3/2/1.
13. Protestat
13.1 Çdo pilot që ka një protestë, duhet ta depozitojë atë me shkrim menjëherë pranë jurisë.
13.2 Brenda 30 minutash nga depozitimi i kërkesës Juria do të japë përgjigjen.
13.3 Limiti kohor i ankesave është jo më vonë se 30 minuta pas publikimit të rezultatit final.
14. Ceremonia e çmimeve
14.1 "60" minuta pas shpalljes së rezultatit, zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Vendi i parë, i dytë dhe i tretë - marrin kupë.
14.2 Në podium pilotët fitues duhet të jenë me veshjet e garës.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
SuperMoto 2016
________________________