• AMF

  • SPORT

  • KALENDAR

  • TURIZËM

  • LICENCA

  • GALERI

  • REZULTATE

  • More

    © 2017 all right reserved      Albanian Motorcycle Federation              Email: info@amf.al            Tel: +355 69 20 52 391

    • Facebook Square
    • Twitter Square

    RREGULLORE E PËRGJITHSHME E KAMPIONATIT "MOTOCROSS 2015".

     

     

    Federata Shqiptare e Motoçiklizmit organizon Kampionation Kombëtar "MotoCross 2015".

    Kampionati në edicionin 2015 do të përbëhet nga tre gara.

    Çdo garë ka sistem pikësh.

    Piloti Kampion Kombëtar "MotoCross 2015" do të shpallet nga shuma e pikëve të marrë në garat që ka marrë pjesë.

     

     

     

    1. Të përgjithshme

     

    Eventi, i cilësuar si i tillë që organizohet në një fundjavë ose në një ditë,

    përfshin të gjitha garat, provat ose garat e suportit brenda saj.

     

    Gara, pjesë e eventit, fillon në momentin e përcaktuar në axhendën e eventit

    dhe përfundon 30 minuta pasi juria shpall rezultatin zyrtar.

     

     

     

     

    2. Klasat

     

    2.1 Klasat pjesëmarrëve do të jenë tre.

     

    2.2 MX1 - Të gjithë motorët nga 145cc deri 250cc dykohësh dhe 251cc deri 450cc katërkohësh.

     

    2.3 MX2 - Të gjithë motorët deri në 144cc dykohësh dhe deri në 250 cc katërkohësh.

     

    2.4 MX3 - Të gjithë motorët nga 290 cc deri 500cc dykohësh dhe 475cc deri 650cc katërkohësh.

     

     

     

    3. Pilotët

     

    3.1 Të gjitha garat e Kampionatit janë të rezervuara vetëm për mbajtësit e një Licence Kombëtare Shqiptare gare të vlefshme për vitin 2015 në disiplinën "Motocross".

     

    3.2 Mosha minimale e lejuar e pilotëve pjesëmarrës është: të lindur përpara 1 janar 1998.

     

    3.3 Çdo pilot e ka të detyruar veshjen mbrojtëse minimale: Helmetë, mbrojtëse për sytë, doreza, veshje mbrojtëse, çizme gare.

     

     

     

     

    4. Motori

     

    4.1 Motorët pjesëmarrës janë të klasave MX1, MX2, MX3.

     

     

     

     

    5. Gjyqtaria

     

    5.1 Gjyqtaria e garës përbëhet nga:

     

    1- Drejtuesi i eventit

    2- Drejtuesi i garës.

    3- Komisari teknik.

    4- Juria sportive e kohëmatjes, numërimit dhe vendimmarrjes.

    5- Komisarët e pistës

    6- Kujdestarët e pistës

    7- Mjeku i garës

     

    5.2 Vendimet e jurisë dhe rezultatet do të publikohen në një zonë rreth 20 m pranë vendndodhjes së saj.

     

     

     

     

    6. Penalizimet

     

    6.1 Sipas shkallës së shkeljes, do të jetë në gjykimin e Jurisë së Vendimmarrjes aplikimi i penalltive të mëposhtme:

     

    1- paralajmërimi

    2- gjoba

    3- heqje kohe ose pikësh

    4- zbritje në renditje

    5- skualifikim

    6- "STOP and GO" penallti

    7- pezullim për garën e ardhshme

     

     

     

     

    7. Numrat e garës

     

    7.1 Numri i garës është unik dhe i njëjtë për gjithë kampionatin.

     

    7.2 Çdo garues do pajiset me tre numra ngjitës që duhen vendosur në motor.

     

    7.3 Sfondi i numrave të garës është i ndryshëm për çdo klasë.

     

     

     

     

    8. Regjistrimet

     

    8.1 Registrimi për çdo garë është i veçantë.

     

    8.2 Afati i fundit për regjistrim është 72 orë përpara fillimit të garës.

     

    8.3 Numri maksimal i pilotëve në garë është 20 pilotë.

     

    8.4 Në oraret e kontrollit administrativ, të gjithë pilotët duhet të paraqiten dhe të sjellin dokumentet e kërkuara specifikisht për çdo garë.

     

    8.5 Mosparaqitja në këto orare përbën skualifikim nga gara.

     

    8.6 Kontrolli teknik i mjeteve do të bëhet në orarin e caktuar dhe brenda zonës së parkimit.

     

    8.7 Pas kontrollit teknik, mjetet nuk mund të dalin më nga parkimi i caktuar.

     

    8.8 Dalja nga zona përbën skualifikim.

     

     

     

     

    9. Formati i fundjavës

     

    9.1 http://www.amf.al/#!gara-1/ccwf

     

     

     

     

    10. Gara

     

    10.1 Zona e pritjes në start hapet 15 minuta para startit.

     

    10.2 Pesë minuta para startit mbyllet hyrja për në zonën e pritjes.

     

    10.3 Dy minuta para startit, venia e helmetave e detyruar, largimi i të gjithë asistentëve nga pista.

     

    10.4 Një minutë para startit mund të ndizen motorat.

     

    10.5 Motorat qe nuk ndizen dot, kanë kohë deri në mbarimin e xhirove të nxehjes për t'u ndezur. 

     

    10.6 Në sinjalin e drejtuesit të garës nisin dy shiros e nxehjes. 

     

    10.7 Në sinjalin e drejtuesit të garës, fillon gara. Sinjali është heqja e pengesës. 

     

    10.9 Tabela "5" tregon që në 5 deri 10 sekondat e ardhshme do të bëhet starti.

     

    10.8 Nisja e parakoshme penalizohet me një "Stop/Go" për pilotët që kanë kryer këtë shkelje.

     

     

     

     

    11. Sinjalet

     

    11.1 Sinjali: (kuptimi)

     

    Karton i bardhë "4": (Katër minuta për start)

    Karton i bardhë "2": (Dy minuta për start)

    Karton i bardhë "1": (Lejohet ndezja e motorëve)

    Karton i jeshil "5": (në 5 deri 10 sekondat e ardhshme bëhet starti)

    Karton i zi "STOP/GO" Shoqëruar me numrin e pilotit: (hyrje dhe dalje e detyruar nga bokset).

    Karton jeshil "2": (Mbetur edhe 10 xhiro). 

    Karton i bardhë "Last lap": (Xhiro e fundit)

     

    11.2 Flamurët: (kuptimi)

     

    Flamur i kuq: (Ndalim i garës).

    Flamur i zi shoqëruar me numrin e pilotit: (ndërprerje e garës për pilotin).

    Flamur i verdhë (i pavalvitur): (Rrezik. Piloto me kujdes)

    Flamur i verdhe (i valëvitur):  (KUJDES! Rrezik. Mbase duhet ndaluar. Jo parakalim. Mos kërce.)

    Flamur i blu (i valvitur): (KUJDES! Pilot më i shpejtë po vjen. Je xhiro mbrapa. Krijo lehtësi parakalimi).

    Flamur jeshil: (Pistë e pastër).

    Flamur bardhezi:  (Finish).

     

     

     

     

    12. Pikët

     

    12.1 Shkallëzimi i pikëve për çdo garë:

     

    25 pikë - Vendi i parë

    22 pikë - Vendi i dytë

    20 pikë - Vendet i tretë

    dhe ne vazhdim...

    18/ 16/15/14/13/12/11/10/9/8/7/6/5/4/3/2/1.

     

     

     

     

    13. Protestat

     

    13.1 Çdo pilot që ka një protestë, duhet ta depozitojë atë me shkrim menjëherë pranë jurisë.

     

    13.2 Brenda 30 minutash nga depozitimi i kërkesës Juria do të japë përgjigjen.

     

    13.3 Limiti kohor i ankesave është jo më vonë se 30 minuta pas publikimit të rezultatit final.

     

     

     

     

    14. Ceremonia e çmimeve

     

    14.1 "60" minuta pas shpalljes së rezultatit, zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

    Vendi i parë, i dytë dhe i tretë - marrin kupë.

     

    14.2 Në podium pilotët fitues duhet të jenë me veshjet e garës.

     

     

     

    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 

    Motocross 2015

     

    ________________________