MOTOCROSS Gara I
info dhe axhenda
info
Vendi: Surrel/Tiranë
Kordinatat e pistës: N 41.332570° E 19.899722°
Gjatësia: 640 m
Distanca nga qendra e qytetit: 7.8 km
Numri maksimal i garueve: 20 garues
Karburanti më i afërt: 2.5 km
Hapja e Bivouac: e diel, 8 mars 2015, ora 8:00
Si mbërrihet: merr KML file
Regjistrimet mbyllen në: 6 mars 2015
axhenda
Oraret e ditës së garës.
Ora 8:00 - Hapja e vendparkimit të garuesve. (maksimumi për çdo garues një sipërfaqe 3m x 6m)
Ora 9:00 deri 10:00 - Regjistrimi, dokumentacioni dhe marrja e numrave.
Ora 10:00 deri 10:30 - Prova të lira.
Ora 10:40 deri 11:00 - Prova të lira.
Ora 11:10 deri 12:00 - Prova të lira me kohëmatje.
Ora 12:20 deri 12:30 - Gara kualifikuese e parë. (grupi 1)
Ora 12:50 deri 13:00 - Gara kualifikuese e dytë. (grupi 2)
Ora 13:30 deri 13:45 - Gara e zonës së dytë.
Ora 14:30 deri 14:50 - Gara finale.
Ora 15:30 - Ceremonia e ndarjes së çmimeve.
formula e garës
Provat e lira me kohëmatje do të bëhen individuale me dy xhiro piste për çdo garues.
Koha e xhiros më të mirë do të vlejë në llogaritje.
Caktimi i grupeve për garat eleminatore:
Grupi i parë eleminator, maksimum 10 pilotë, përbëhet nga kohët: 1/3/5/7/9/11/13/15/17/19
Grupi i dytë eleminator, maksimum 10 pilotë, përbëhet nga kohët: 2/4/6/8/10/12/14/16/18/20
Gara kualifikuese e parë me pilotët e grupit të parë: 8 minuta plus dy xhiro të pistës.
Pesë vendet e para kualifikohen për garë finale. Vendi i gjashtë deri tek i fundit, zhvendosen për në garën e zonës së dytë.
Gara kualifikuese e dytë me pilotët e grupit të dytë: 8 minuta plus dy xhiro të pistës.
Pesë vendet e para kualifikohen për garë finale. Vendi i gjashtë deri tek i fundit, zhvendosen për në garën e zonës së dytë.
Gara e zonës së dytë: 13 minuta plus dy xhiro të pistës.
Pilotët pjesëmarrës janë pilotët e dy garave të para dhe të pakualifikuar për garën finale.
Rezultati do të percaktojë vendin e 11-të deri tek i fundit.
Gara finale: 20 minuta plus dy xhiro të pistës
Pilotët pjesëmarrës janë pilotët e dy garave të para të kualifikuar për garën finale.
Rezultati do të percaktojë vendin e parë deri tek vendi i dhjetë.
Shënim
Përcaktimi i vendeve në start do të jetë sipas kohës personale të matur.
Koha më e mirë zgjedh vendin e startit; koha e dytë e deri në fund vazhdon rradhën e zgjedhjes.
harta e pistës
regjistrimi në garë
lista e garuesve
rezultatet e garës
rregullore
PILOTI
1. Mosha mbi 18 vjec
2. Fotokopje e letërnjoftimit.
3. Licencë gare AMF-2015; nëse nuk e dispononi (aplikoni këtu).
4. Kontrata e garës e nënshkruar, (plotësohet gjatë regjistrimit)
5. Deklarata mjekësore, (plotësohet gjatë regjistrimit)
7. Foto personale 4cm x 5cm.
8. Formulari i regjistrimit i plotësuar, (online).
9. Veshje e plotë mbrojtëse.
MOTORI
1. Gjëndje teknike e mirë.
RREGULLORE
Lexo ose shkarko rregulloren e Kampionatit "MotoCross 2015" duke shtypur këtu: (Rregullore MotoCross 2015)