info
Vendi: Pogradec
Distanca nga qendra e qytetit: 6 km (Bivouac)
Numri maksimal i garueve: 30 garues
Karburanti më i afërt: 12 km
Hapja e Bivouac: e shtunë, 4 korrik 2015, ora 09:00
Regjistrimet mbyllen në: 2 korrik 2015
axhenda
E shtunë, 4 korrik 2015 - GARA I
Tipi i garës: BAJA Gjatësia: 66 km
9:00-12:00 - Regjistrimi në garë, dhe montimi i pajisjeve GPS.
Ora 12:30 - Mbledhja me pilotët përpara garës.
Ora 13:00 - Nisja (në grup)
Ora 14:30 - Start i garës
Ora 18:30 - Mbyllja e garës
Ora 20:30 - Ndarja e çmimeve
E diel, 5 korrik - GARA II
Tipi i garës: CROSS COUNTRY ENDURO Gjatësia: 104 km
Ora 09:00 - Nisja (në grup)
Ora 09:30 - Mbërritja në pikën e Startit dhe Asistencës.
Ora 09:45 - Start i provës së pistës.
Ora 11:00 - Start i garës; SS-1 dhe SS-2 (52 km)
Ora 13:00 - Pika e Asistencës.
Ora 13:30 - SS-3 dhe SS4 (52 km)
Ora 16:00 - Mbyllja e garës
Ora 19:00 - Ndarja e çmimeve
Shënim:
Secila garë është e veçantë, merr trofe dhe pikë për Kampionatin Kombëtar.
kategoritë
Motorët e klasifikueshëm si pjesëmarrës në
Kampionatin Kombëtar "Enduro-2015" janë të grupuar në pesë klase si në ndarjet e mëposhtme.
Do të ketë klasifikim dhe fitues për çdo "klasë" si dhe klasifikim dhe fitues "absolut".
Fituesi absolut do të shpallet dhe Kampioni Kombëtar 2014.
Do të ketë trofe për tre vendet e para të çdo Klasi si dhe trofe për tre vendet e para absolute.
Kategoria Enduro (E)
Klasi E1 - nga 100cc deri 125cc dykohësh dhe nga 175cc deri 250cc katërkohësh
Klasi E2 - nga 176cc deri 250cc dykohësh dhe nga 290cc deri 450cc katërkohësh
Klasi E3 - nga 251cc deri 500cc dykohësh dhe nga 475cc deri 650cc katërkohësh
Klasi EV - Veteran, pilot i lindur përpara datës 1 Janar 1966.
Klasi EW - Pilote femër.
harta e pistës
në përgatitje....
rregullore dhe kushtet
PILOTI
1- Mosha mbi 18 vjec
2- Fotokopje e letërnjoftimit.
3- Patentë e vlefshme motori në klasën që do të merret pjesë.
4- Licencë gare AMF-2015. (nëse nuk e disponon, apliko këtu).
5- Kontrata e garës e nënshkruar. (plotësohet gjatë regjistrimit)
6- Deklarata mjekësore. (plotësohet gjatë regjistrimit)
7- Formulari i regjistrimit i plotësuar.
8- Veshje e plotë mbrojtëse.
MOTORI
1- Leja e vlefshme e qarkullimit.
2- Siguracion i mjetit i vlefshëm të paktën deri në datë 16 mars 2015.
3- Fotokopje e plastifikuar e targës e vendosur në vendin e origjinales.
4- Drita e përparme dhe e pasme funksionale
5- Drita e frenave funksionale, (me leven e dorës dhe të këmbës)
6- Për motorët e pa targuar, duhen dokumentet e pronësisë së motorit.