info
Vendi: Tiranë
Kordinatat e bivouac: N 41.332570° E 19.899722°
Gjatësia: 45 km
Distanca nga qendra e qytetit: 5.2 km (Start/Finish)
Numri maksimal i garueve: 30 garues
Karburanti më i afërt: 200 m
Hapja e Bivouac: e shtunë, 14 mars 2015, ora 10:00
Si mbërrihet: merr KML file
Regjistrimet mbyllen në: 13 mars 2015
axhenda
E shtunë, 14 mars 2015, vendi: Tirana Expo center
Ora 16:00 deri 19:00, - regjistrimi në garë, marrja e numrave dhe montimi i pajisjeve GPS nëpër mjete. Parkimi i motorëve.
Ora 19:30 deri 20:30, - breafing spjegues i garës.
E diel, 15 mars 2015,
Ora 08:30 - Nisja nga Tirana Expo Center. (grup start)
Ora 09:00 - Mbërritja në Pikën e Assistencës.
Ora 09:10 - Start i xhiros së provës.
Ora 10:30 - Start i garës. Xhiro e parë. 14 km. Enduro Test (SS1) dhe Extreme Test (SS2)
Ora 12:00 - Start Xhiro e dytë. 14 km. Enduro Test (SS3) dhe Extreme Test (SS4)
Ora 14:00 - Grupim në Tirana Expo Center.
Ora 14:30 - Cross Test (SS5) në Tirana Expo Center.
Ora 15:30 - Ceremonia e ndarjes së çmimeve.
kategoritë
Motorët e klasifikueshëm si pjesëmarrës në
Kampionatin Kombëtar "Enduro-2015" janë të grupuar në pesë klase si në ndarjet e mëposhtme.
Do të ketë klasifikim dhe fitues për çdo "klasë" si dhe klasifikim dhe fitues "absolut".
Fituesi absolut do të shpallet dhe Kampioni Kombëtar 2014.
Do të ketë trofe për tre vendet e para të çdo Klasi si dhe trofe për tre vendet e para absolute.
Kategoria Enduro (E)
Klasi E1 - nga 100cc deri 125cc dykohësh dhe nga 175cc deri 250cc katërkohësh
Klasi E2 - nga 176cc deri 250cc dykohësh dhe nga 290cc deri 450cc katërkohësh
Klasi E3 - nga 251cc deri 500cc dykohësh dhe nga 475cc deri 650cc katërkohësh
Klasi EV - Veteran, pilot i lindur përpara datës 1 Janar 1966.
Klasi EW - Pilote femër.
rezultatet e garës

harta e pistës

rregullore dhe kushtet
PILOTI
1- Mosha mbi 18 vjec
2- Fotokopje e letërnjoftimit.
3- Patentë e vlefshme motori në klasën që do të merret pjesë.
4- Licencë gare AMF-2015. (nëse nuk e disponon, apliko këtu).
5- Kontrata e garës e nënshkruar. (plotësohet gjatë regjistrimit)
6- Deklarata mjekësore. (plotësohet gjatë regjistrimit)
7- Formulari i regjistrimit i plotësuar.
8- Veshje e plotë mbrojtëse.
MOTORI
1- Leja e vlefshme e qarkullimit.
2- Siguracion i mjetit i vlefshëm të paktën deri në datë 16 mars 2015.
3- Fotokopje e plastifikuar e targës e vendosur në vendin e origjinales.
4- Drita e përparme dhe e pasme funksionale
5- Drita e frenave funksionale, (me leven e dorës dhe të këmbës)
6- Për motorët e pa targuar, duhen dokumentet e pronësisë së motorit.